
TIRANË – Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Automjeti ishte i parkuar poshtë një pallati 3 katësh, dhe dyshohet se është përfshirë nga flakët si shkak i një defekti teknik. Flakët kanë rrezikuar edhe pallatin, por banorët e zonës kanë bërë njoftimin e zjarrfikëses e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke kthyer vendin në normalitet.
Nga ngjarja fatmirësisht s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.