
TIRANË – Kryeministri Edi Rama bëri publik mbrëmjen e sotme vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste, për propozimin e kandidatit të ri për president.
Rama propozoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Bega. Deklaratën Rama e bëri për gazetarët në momentin kur doli nga ambientet e selisë Rozë.
I pyetur nëse Bega nuk do ta pranonte propozimin, Rama është përgjigjur se si nuk ecën me nëse.
Lexo edhe: Rama propozoi për president Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, po pse pikërisht ai?
Nëse nuk e pranon Bega propozimin?
Rama: Ju kam thënë që unë nuk ec asnjëherë me nëse. Shefi i Shtabit të përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një shteti. Eksperienca na tregon se ai që vinte nga ajo zonë e jetës që janë forcat e armatosura, është Presidenti që do të mbahet mend shumë gjatë, që është Alfred Moisiu.