
SARANDË – Një aksident me motomjet ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Çukë-Konispol në Sarandë.
Nga njoftimi i Policisë, mësohet se një shtetas 22-vjeçar me inicialet A. S., teksa ka qenë duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin duke u rrëzuar.
Si pasojë ai ka marrë lëndime trupore, e për këtë arsye është nisur drejt spitalit të Traumës, ku po i nënshtrohet mjekimit të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/ Informacion paraprak
Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.