
TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar edhe një herë në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga flakët në ishullin e Sazanit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Forcat e Armatosura kanë mundur që të neutralizojnë rreth 14 vatra të tjera zjarri. Në terren janë duke u dërguar edhe 100 forca të armatosura, ndërkohë që në ndihmë të tyre do të jenë 3 anije të Forcës Detare.
“Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”, shkruan ministri.