
Shqipëria është duke u përballur mbrëmjen e sotme me Rumaninë në stadiumin ‘Steel Arena në Sllovaki’, në një ndeshje që është e vlefshme për Kampionatin Evropian të Minifutbollit.
Kuqezinjtë janë duke kërkuar fitoren, por jo gjithçka po shkon sipas planit.
Deri më tani rezultati i përgjithshëm në shifra është 3-1 në favor të Rumanisë.
Ndeshja minutë pas minute me momentet më pikante:
Nisja në minutën e parë.
Kuqezinjtë menjëherë hidhen në sulm në minutën e dytë. Shans i parë i takon Lecit, por ndalet nga portieri rumun.
Rumania gjen golin në minutën e 22. Balea godet nga distanca dhe mposht portierin kuqezi.
Pak minuta më pas Rumania shënon edhe golin e dytë. Këtë herë autor është Ungur.
Në minutën e 39 vjen edhe goli i 3-të, i shënuar nga Ploepanu. Për Shqipërinë gjërat duket se nuk po shkojnë mirë.
Në minutën 43 Shqipëria ngushton shifrat me Shima, pas një gabimi amatoresk të portierit.