
SAZAN – Flakët që kanë përfshirë prej tre ditësh ishullin e Sazanit, kanë bërë që me ngjarjen të ndërgjegjësohen edhe turistët.
Kanë qenë dy turistë turq, të cilët kanë qenë duke lundruar me jahtin e tyre luksoz në afërsi të ishullit të Sazanit. Në disa foto të siguruar nga ‘Syri.TV’, shikohen turistët që kanë zbritur nga jahti dhe me bidona me ujë mundohen të fikin flakët.
Prej tre ditësh forcat e ushtrisë janë duke punuar me mjete rrethanore për vënien nën kontroll të flakëve në ishull. Ende nuk është angazhuar asnjë helikopter për shuarjen e flakëve, pasi ata nuk janë në dispozicion.
Në ishull ka edhe municione luftarake të pashpërthyera, për shkak të depove me armëve që kanë qenë atje. Kjo e rrezikon edhe më shumë jetën e atyre që janë duke punuar për shuarjen e flakëve.