
Është përfolur disa herë në Shqipëri për teori të ndryshme në lidhje me zbritjen e alienëve, ku hera e fundit ishte në Gramsh.
Astrologu e numerologu i njohur nga Korça Jofiel Koço, i cili merret me teori konspirative është pyetur për alienët dhe ka habitur me përgjigjen. Ai ka thënë se alienë ka kudo dhe gjatë viteve të fundit janë kapur dhe në Fier.
Sipas tij, askush nuk e vërteton dot prezencën e alienëve sepse ata ta shkatërrojnë me një dritë memorien e atij momenti kur t’i i shikon.
“Ne e dimë që ka alienë, por ne s’kemi parë alienë. Ka kudo alienë dhe janë ulur dhe në Shqipëri, disqe aliene që janë kapur në Fier gjatë viteve të fundit, apo që janë parë në qiell gjatë viteve të fundit.
Por, ata kanë një gjë, që kur ti të jesh dëshmitar, ata të bëjnë me një dritë, të bëjnë një “blackout” edhe ta fshijnë memorien për atë moment.
Alienët janë civilizime. Civilizime nga yjësi të tjera ka dhejanë disa rraca që operojnë.” tha Jofiel Koço.