
DURRËS – Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ka tentuar të vjedhje një shumë parash.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga përfundoi shtetasi me inicialet A. I., 32-vjeç me banim në Peshkopi. Ky shtetas në zonën e Plazhit në Durrës, ka tentuar që t’i vjedhë një shumë të hollash, shtetasit me inicialet S. K.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Plazhit arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetasit S. K.