
LEZHË – Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në një kohë të shkurtër gjatë pasdites së sotme në qarkun e Lezhës.
Sipas informacioneve për mediet, një automjet në të cilin ishin duke udhëtuar tre vajza ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, në aksin Shënkoll-Tale. Vajzat janë ndihmuar nga banorët e zonës për të dalë nga automjeti.
Një aksident tjetër ndodhi pak minuta më vonë në rrugën e Kunes në Shënjgjin, ku një automjet përplasi një motoçiklist. I lënduar mbeti drejtuesi i kësaj të fundit, i cili pas aksidentit është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.