
DURRËS – Policia e Durrësit i ka vënë prangat një shtetasi 37-vjeç, i cili akuzohet për ngacmim sekusal.
Në pranga është vënë L. B., 37 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur”, thuhet në njoftimin e policisë