
DURRËS – Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku i lënduar ka mbetur një 43-vjeçar nga Kosova me inicialet J. S.
Shtetasi në fjalë e kishte marrë banesën me qira, ndërkohë që pas ngjarjes është dërguar në spital ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.
Njofitmi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.