
PRISHTINË – Ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës politikani Dardan Molliqaj, i cili njohët si një kundërshtar i kryeministrit aktual Albin Kurti.
Molliqaj është ish-bashkëshorti i ishministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahini. Ai u arrestua ditën e sotme së bashku me disa mbështetës së forcës politike PSD, në një protestë që ishte duke u zhvilluar kundër një vendi9mi të dhënë nga qeveria Kurti.
Dardan Molliqaj, sipas asaj që kanë transmetuar mediat kosovare, kishte në ‘kurriz’ një urdhër-arresti nga ana e gjykatës, pasi ai është konfliktuar me deputetin Haki Abazi. Kjo është hera e parë që Molliqaj është shoqëruar në Policinë e Kosovës.
Mediat në Kosovë kanë shpërndarë edhe pamje, nga momenti i aksionit të Policisë për arrestimin e tij.
Ata nuk janë përfshirë mes kategorive që përfitojnë pagën minimale. Prej ditësh protestat vazhdojnë para Kuvendit dhe ditët e fundit veteranëve u janë bashkuar dhe aktivistët e partisë opozitare të drejtuar nga burri i ish-ministres Shahini.

