
ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku një 19-vjeçare është vetëhelmuar në banesën e saj.
19-vjeçaria me inicialet E. P., është gjetur në banesën e saj nga prindërit, sipas dyshimeve e vetëhelmuar. Pas ngjarjes ajo është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.