
TIRANË – Ka reaguar aktivistja Evi Kokalari në lidhje me padinë e ngritur ndaj saj pasditen e sotme, nga deputeti i partisë Demokratike, Bledi Këlliçi.
Këlliçi e paditi në gjykatë Kokalarin për shpifje dhe prishje të figurës publike, me anë të deklaratave që ajo ka bërë. Kokalari në reagimin e saj në ‘Facebook’, ka shkruar se veprimi që Këlliçi bëri pasditen e sotme, ishte qëllimi i të gjitha sulmeve dhe deklaratave të saj në mediat sociale.
Ajo thotë se ka prova për manipulimet që Këlliçi ka bërë në Këshillin Kombëtar të PD.
“Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin”, shkruan ndër të tjera Kokalari.
Pra, aktivistja e Foltores së Sali Berishës pranon se në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së janë manipuluar, ama këtë nuk mund ta bënte publike sepse ka firmosur një dokument që nuk lejon publikimin.
“Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum”, vijon ajo.
Lexo edhe: Shpifje dhe prishje të figurës, Bledi Këlliçi padit në gjykatë Evi Kokalarin
Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
Belind Kellici me doli ne shteg!! E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.
Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.
Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.
Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.
Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum. Pra, pis me baltë nuk e bëra unë – unë në baltë e gjeta. Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!