
DURRËS – Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake, lëkundja është regjistruar në epiqendrën 8 km larg në drejtimin veri-perëndimor të Kavajës si dhe 19 km larg drejtimit të jugperëndimit të Tiranës.
Mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 3 ballë, gjë që ka bërë që qytetarët të frikësohen dhe të dalin nga banesat. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në njerëz.

