
TIRANË – Një 73-vjeçar polak është gjetur i pajetë pasditen e sotme në një banesë të marrë me qira në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet A. H., 73-vjeç. Bëhet e ditur nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.