
BULQIZË– AZHBR ka mbështetur një tjetër blegtor në Bulqizë i cili po angazhohet për mbarështimin e 200 krerëve dhi.
Bëhet fjalë për Arbër Osmanin në Gjoricë. Alla i cili takoi nga afër këtë begtor u shpreh se Arbri, si shumë fermerë dhe sipërmarrës të tjerë, ka kuptuar se si mund të përfitosh nga mundësitë që të ofrojnë agjencitë shtetërore për zhvillimin e këtyre nismave.
Kujtojmë që AZHBR ka mbështetur edhe sipërmarrje të tjera në Bulqizë. “Kulla Hupi” është njëra ndër to, me histori më shumë se 200-vjeçare të trashëguar ndër breza, e cila është bërë mikpritëse e vizitorëve të agroturizmit.
Gjithashtu me mbështetjen e AZHBR-së do të ndërtohet nga Bashkia Bulqizë edhe tregu i produkteve bujqësore në lagjen Minatori.




