
KORÇË– Një 55-vjeçar është vetëvrarë ditën e sotme rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë.
Policia thotë se në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55-vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.