
BULQIZË– Shumë lidhje apo ndërhyrje të paligjshme janë konstatuar në rrjetin e ujësjllësit të Bulqizës, duke përbërë kështu kundërvajtje penale e cila dënohet me ligj.
Një grup pune nga Bashkia Bulqizë ka dalë në terren në lagjen Gjologu dhe Minatori, për të verifikuar nëse ka apo jo lidhje të jashtligjshme.
Kryebashkiaku Lefter Alla i cili ishte me një nga grupet e punës, u shpreh se teksa u bë ndërprerja e këtyre lidhjeve të paligjshme nga tubacioni kryesor, ky aksion do të shtrihet në të gjithë qytetin.
Alla tha se ndërhyrja jonë synon përmirësimin e furnizimit me ujë për të gjithë qytetarët tanë dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të raportuar çdo problematikë apo rast të abuzimit me ujin e pijshëm.









