
BRUKSEL – Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes së përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar sot në Bruksel.
Rama tha se BE-ja nuk e mbajti fjalën e saj për rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke shprehur dhe pakënaqësinë e tij.
“Keqardhje e thellë për BE. Më vjen keq për ta. Shpresoj që mund ti ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim. Do ti ndaj me ju. Michele na tha se kishim 3 minuta unë i thashë mund të jenë dhe 30 sekonda nëse ata do të mbanin fjalën. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese“, tha Rama.