
TIRANË– Interpelanca për investimet strategjike është shoqëruar me debate të forta midis demokratëve dhe socialistëve.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi sërish ministren Olta Xhaçka, ku u shpreh se ministrat në Shqipëri kur futen në politikë janë me duar në xhepa ndërsa më pas bëhen me resorte me 5 yje.
“Unë korrupsionin e kam shumë përzemër, se jam i bindur se nëse ky vend është i varfër, nëse njerëzit ikin nga Shqipëria është se ministrat kur shkojnë në pushtet bëhen me resorte me 5 yje. E keni në vendim, është fakt, meqë unë jam injorant sic thoni është VKM. Thotë se lejimi i brigjeve të detit është pronë. Nëse thjesht si thoni ju.. ka një nen të caktuar për këtë punë që të mos fusni duart në pronat publike. Vini këtu me xhepa bosh e dilni me resorte me 5 yje, e thoni do investojmë miliona. Ku i gjetët?“- tha Shehaj.