
DIBËR– Një 15-vjeçar është mbytur ditën e sotme në lumin e Drinit të Zi në fshatin Potgorcë të Maqellarës..
Ali Lita 15-vjeç, nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.
Adoleshenti është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë. Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.
Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.