
LEZHË– Një aksident i fortë ka ndodhur në Lezhë ku janë plagosur 3 persona.
Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markatomaj.
Mësohet se janë përplasur tre automjete, konkretisht një furgon mallrash me dy mjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 3 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.