
ELBASAN– Sipas Prokurorisë së Elbasanit, në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në vendngjarje gjendej edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, sot në arrest shtëpie.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve.
Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes ‘Babalja’.
Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.