
Reperi i njohur dhe mjaft i dashur nga publiku Ledri Vula, pasditen e sotme ka përfunduar në Spital.
Lajmin e ka bërë të ditur e dashura e tij, Sara, e cila përmes një postimi në ‘Instagram’, ka nxjerrë një foto ku shikohet krahu i reperit që po merr një serum.
Nuk dihet se çfarë ka pësuar Ledri me shëndetin e tij, por të shpresojmë se nuk është diçka shumë serioze.
