
SARANDË – Një aksident automobilistikë ka ndodhur pasditen e sotme në Mesopotam, Finiq, të Sarandës, ku një motomjet është përplasur me një autobus.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ku sipas njoftimit të Policisë drejtuesi i motomjetit me inicialet M. Z., 29-vjeç, u përplas me autobusin e drejtuar nga shtetasi me inicialet V. Z., 55-vjeç.
Si pasojë e përplasjes, e lënduar ka mbetur shtetsja 25-vjeçare me inicialet A. D., që udhëtonte në motomjet. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.