
SHKODËR – 150 persona mashtrues në një qendër telefonatash në Shkodër, janë shoqëruar sot në ambientet e Policisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘ABC News’, të cilët shkruajnë se Policia ka zhvilluar një operacion pas informacioneve që kishte siguruara, duke dalë në rezultatin se ky ‘Call center’, ushtronte veprimtarinë e mashtrimit nëpërmjet kompanisë ‘Forex’.
Policia ka mundur që të sekuestojë disa pajisje elektronike që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti mashtrues ndaj klientëve.
Në kompjuterat e sekuestruar janë gjetur të dhënat e klientëve, të cilët fillimisht kontaktoheshin nga operatorët të cilët i bënin një ofertë. Në momentin që qytetarët pranonin të investonin në kompani, punonjësit që i telefoninonin zhdukeshin duke mos i hapur më telefonin.
Nëpërmjet kësaj mënyre ata fitonin të hodha, të cilat më pas i ndanin në përqindje mes pronarit dhe kolegëve.
