
MADRID – Në Madrid ku u mbajt edhe samiti i vendeve të NATO-s, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Albgaz dhe kompanisë spanjolle me aktivitet në fushën e gazit, ENAGAS.
Në saj të kësaj marrëveshje të nënshkruar, pritet që vendit tonë t’i hapen disa projekte në fushën e furnizimit me gaz.
Nga atje kryeministri Rama, tha se në vendin tonë po planifikohen disa projekte për krijimin e energjisë së ripërtëritshme, nëpërmjet investimeve në panelet diellore, si dhe diskutimet e një projekti për prodhimin e energjisë me erë.
Këto projekte janë në diskutim, por e gjitha varet nga kushtet atmosferike që do të karakterizojnë vendin tonë.
Rama: Vërtet një ndjesi shumë e mirë për ne që po e bëjmë këtë gjë. Është shumë e mirë për ne dhe besoj se do jetë shumë e mirë edhe për ENAGAS. Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë për tranzicionin ekologjik. Është kënaqësi të them që jemi me energji 100% të ripërtëritshme në Shqipëri. Vjen me dhimbje koke sepse kemi 100% me energji të ripërtëritshme por nuk jemi të diversifikuar deri tani në burimet tona të ripërtëritshme.
Varemi nga ai lart, humori i tij, nëse nuk do të qajë është vërtet e vështirë, por tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimit të parkut të parë diellor, i pari në rajon. Po punojmë që të bëjmë diçka edhe me erën.