
VELIPOJË – Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Malin Kolaj në Velipojë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimë.
Nga informacionet për mediet, mësohet se për të neutraziluar flakët në aksion janë hedhur banorët e zonës, të cilët po përdorin mjetet rrethanore.
Terreni i thyer e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërkohë që në ndihmë të banorëve të zonës, kanë mbërritur edhe rojet mjedisore. Ende është i paqartë shkaku i zjarrit.