
TIRANË – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 60-vjeçar ka marrë peng një autobus me 20 pasagjerë.
Sipas informacioneve për mediet, mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës, në afërsi të terminalit të veriut.
Nga ajo që ka transmetuar ‘NewsBomb’, në një komunikim që kanë pasur me Policinë, mësohet se për këtë ngjarje në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet P. B., 60-vjeç.
Personit në fjalë i janë vendosur prangat brenda në autobus, ndërsa nga pamjet shihet se xhami i parë i mjetit që shërben për transport ndërqytetas është i dëmtuar
Njoftimi i Policisë së Tiranës për rastin:
Në lidhje me një foto të postuar në portale, për një mjet autobus te Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se: Sot, rreth orës 08:30, është marrë njoftim se te Kthesa e Kamzës, një shtetas, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka thyer xhamin e një autobusi.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë kaluar në vendin e njoftimit (autobus) dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin P. B., 60 vjeç, në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.
Shiko videon këtu: https://media.newsbomb.al/embed/sfb6kzmijeTkSNc