
DIVJAKË – Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në plazhin e Divjakës.
I moshuari dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Në trupin e tij bëhet me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.