
Një nga reperet më të njohura në vend por edhe jashtë tij është Loredana, e cila së fundmi duket se nuk i është ndarë projekteve muzikore të reperit tjetër të suksesshëm shqiptar Noizy.
Noizy ka publikuar pasditen e sotme projektin më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar ‘Benz i ri’. Duket se edhe kjo muzikë do të jetë një hit si shumë të tjera, ndërkohë ajo që është vënë re është prania e Loredanës.
Këtë herë reperja nuk ka marrë pjesë duke kënduar, por duke performuar. Ajo gëzon një projekt mjaft të suksesshëm me Noizyn, i cili është një nga hitet e kësaj vere që titullohet ‘Heart Attack’. Duket se miqësia e Noizyt dhe Loredanës vazhdon të jetë e shëndetshme, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur mes Noizyt dhe Mozzik që është ish-bashkëshorti i Loredanës.
Muaj më parë Noizy dhe Mozzik, sollën projektin muzikor të titulluar ‘Madam’, një projekt mjaft i suksesshëm. Kohët e fundit projekti është fshirë nga platforma ‘You Tube’, ndërkohë që në media është aluduar për një ftohje të marrëdhënjes së reperave për shkak të Loredanës.
Noizy e ka mohuar këtë qëndrim, duke thënë se muzika është fshirë për shkak të një mosfunksionimi kontraktual të projektit.
Shiko videon e re nga Noizy: https://www.youtube-nocookie.com/embed/Kbi68PaNkIA