
TIRANË – Babai i Jonadës 7-vjeçare që në datën 2 gusht gjeti vdekjen pas përplasjes nga skafi që drejtohej nga efektivi Arjan Tase, Bledar Avdia, ka dhënë një dëshmi ku ka treguar momentet e fundit pranë të bijës.
Sipas një dëshmie që ka mundur të sigurojë ‘BalkanWeb’, ai tregon se ka qenë duke luajtur me vajzën e tij. Në një moment ka parë një skaf të bardhë që vinte në drjetim të tyre, dhe i ka ndarë nga njëri tjetri. Në këtë moment ai është zhytur në ujë, ndërkohë që e bija është copëtuar nga motori i mjetit lundrues.
Pjesa e motorit e goditi për vdekje Jonadë, të cilës i shkaktoi dëme të shumta në trup.
U la në burg për vrasjen e 7-vjeçares, Arjan Tase thotë dy fjalë nga salla e gjyqit
“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.
Gjykata e Vlorës mori vendimin për lënien në burg të ish-efektivit Tase, mbi të cilin do të rëndojë akuza e ‘vrasje me dashje indirekte’.
I FUNDIT/ Vrau me varkë 7-vjeçaren, gjykata jep vendimin për Arjan Tasen