
VLORË – Një aksion për kontrollin e dokumentacionit të jet skive, gomoneve dhe varkave është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë, ku janë bllokuar 33 dokumentacione.
Sipas asaj që ka transmetuar ‘ABC News’, kontrollet e policisë Kufitare janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë. Vetëm në Vlorë janë tre pika të bllokimit, në Tripot, Zvërnec dhe në pikën e Delta Force në Rradhimë dhe në Portò Palermo Himarë.
Kujtojmë që ky aksion vjen pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit, ku një jaht i cili drejtohej nga efektivi i Policisë, Arjan Tase, përplasi për vdekje 7-vjeçaren e familjes Avdia.
Gjatë aksionit të Policisë, disa prej mjeteve lundruese u gjetën me dokumentacion të çrregullt.
Shiko videon këtu: https://www.youtube-nocookie.com/embed/uQqwjC_f_oU