
BULQIZË – Ka vijuar sot puna intensive për rehabilitimin e segmentit në hyrje të qytetit të Bulqizës, tek vendi i njohur si ish-Gjeologjia.
Ai është cilësuar si një nga akset më problematike, ndërkohë që në një njoftim për shtyp, Bashkia e Bulqizës ka njoftuar se në ditët në vijim do të vazhdojë puna për hedhjen e shtresës asfaltike.
Kryebashkiaku Lefter Alla ka publikuar foto nga punimet, ku është shprehur se ‘ky investim do t’i japë zgjidhje përfundimtare vështirësive të ndeshura ndër vite nga qytetarët tanë’.








