
VLORË – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në aksin Babicë-Qishbardhë.
Nga njoftimi i Policisë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59-vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37-vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Vlorës, fatkeqësisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.