
VLORË – Një protestë është duke u mbajtur ditën e sotme përpara ambienteve të Policisë Kufitare në Vlorë, nga pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese.
Protesta po mbahet pas bllokimit të mjeteve lundruese nga kontrollet që kryen autoritetet, pas tragjedia së ndodhur në plazhin e Potamit, ku një varkë e drejtuar nga një efektiv Policie i mori jetën një 7-vjeçarje.
Pronarët e mjeteve lundurese, thonë se kanë dokumentacion të rregullt dhe janë taksapagues. Ky bllokim vjen në pikun e sezonit turistik, dhe ata tregojnë se kjo gjë i penalizon pasi kanë për të paguar taksa dhe sigurime shoqërore.
“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, shprehen protestuesit.