
DURRËS – Kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë, të arrestuarit e anijes ku u kapën 80 000 litra aftë kontrabandë në portin e Durrësit.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të pandehurit Flamur Alia dhe Nuri Xheka. Të dy këta shtetas Alia kapiten dhe Xheka mekanik i anies, janë arrestuar në datën 4 gusht, pasi në peshkarexhën e tyre u sekuestrua sasia e naftës e cila u fut në port kontrabandë.
Sipas asaj që transmeton ‘ABC News’, në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.
Kapiteni së bashku me mekanikun, kishin ankoruar peshkarexhën në port pa njoftuar autoritetet portuale dhe duke fikur pajisjen e identifikimit të vendndodhjes GPS. Në kërkim nga policia vazhdon të jetë administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.