
Një nga personazhet e famshme të rrjeteve sociale në vendin tonë është edhe Kozaku.
Gazetar, reper e mik i shumë personazheve publike e të showbizit, ai ka vendosur që t’i japë fund beqarisë. Pak ditë më parë ai është fejuar me një vajzë e cila quhet Denisa.
Së bashku me Denisën, ata kanë ndarë foto nga fejesa e tyre, ku në duar kanë mbajtur edhe unzazat e njëri-tjetrit. I njohur si ‘Megalluksi’, Kozaku është një nga emrat më të përfolur të rrjeteve sociale.
Për shkak të problemeve që ka pasur, ai asnjëherë nuk e ka publikuar në rrjetet sociale nënën e tij e cila po ashtu është e njohur. Ka qenë e fejuara e tij, e cila ka postuar një video, ku ka shkruar ‘Kjo e ka bo lluksin’.

Video Player
Kjo video më pas është publikuar nga Kozaku, ku nuk kanë mungur edhe komentet mjaft pozitive që ai ka marrë nga ndjekësit.