
KORÇË – Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga tregu i ri i gjësë së gjallë në Korçë.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky pazar është rikonstruktuar në kuadër të programit kombëtar të kalimit nga thertoret e pazaret mesjetare, në modele të standardeve të Bashkimit Evropian.
Puna për përmirësimin e këtij tregu do të vazhdojë edhe në vijim, ka shkruar kryeministri.
Postimi i plotë:
Ky është tregu i ri i gjësë së gjallë në Korçë, i transformuar në kuadër të programit kombëtar të kalimit nga thertoret e pazaret mesjetare, në modele të standardeve të BE, me shërbimin veterinar, kushte dinjitoze tregëtimi me natyrisht siguri të plotë ushqimore për konsumatorët
Puna vijon edhe për fazën e dytë për përmirësimin edhe më tej të infrastrukturës së këtij tregu
Shiko videon këtu: https://fb.watch/eK3mYjsnrH/