
1/3 e jetës sonë kalon në gjumë, prandaj edhe vendi ku ne flemë duhet të jetë i zgjedhur me kujdes dhe mbi të gjitha të jetë i pastër.
Por pavarësisht kësaj, sa vëmendje i kushtojmë ne dyshekut tonë për ta mbajtur të pastër? Dysheku që përdorim çdo natë për të fjetur, është vendi kryesor për mbledhjen e baktereve dhe papastërtive.
Përveç ndërrimit të shpeshtë të çarçafëve, kjo nuk mjafton për të mbajtur pastër vendin e gjumit. Kjo pasi çarçafi nuk mund të pengojë lëngjet e trupit, djersën dhe papastërtitë që të depërtojnë në pjesën e dyshekut.
Në këtë mënyrë krijohen bakteret e dëmshme. Një mënyrë e thjeshtë për t’i larguar ato, mund të jetë edhe soda e bukës.
Ndoshta nuk e dinit, por e vetmja gjë që duhet të bëni fillimisht është të pastroni mirë dyshekun. Më pas duhet ta spërkasni atë me pak sodë buke, dhe pasi ta lini për disa orë bakteret e dyshekut tuaj do të jenë reduktuar ndjeshëm.
Më pas mund të shtoni ndonjë vaj esencial në ujë dhe spërkatni dyshekun, për t’i dhënë një erë të këndshme!