
TIRANË – Nën ndikimin e masave ajrore të nxehta do të jetë paraditja e sotme në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme të shoqëruara me kthjellime do të jenë prezente gjatë pjesës së parë të ditës. Në mesditë dhe gjatë pasdites pritet që vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.