
VARAZHDI – 12 viktima 31 të lënduar prej të cilëve 18 në gjendje të rëndë, është bilanci i një tragjedie të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Poloni.
Sipas informacioneve për mediet, një autobus nga Polonia më të cilin po udhëtonin pelegrinë doli nga rruga afër qytetit të Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore.
Policia tha se njësitë e saj, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore shkuan në vendin e aksidentit që ndodhi në orën 5:40 të mëngjesit sipas kohës lokale, pranë Breznicki Humit në drejtim të kryeqytetit kroat.
Maja Grba-Bujeviç, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente konfirmoi se 12 veta humbën jetën.
“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë…”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për transmetuesin privat polak TVN24. “Autobusi ka targa të Varshavës”, shtoi ai.
Udhëtarët ishin pelegrinë që po udhëtonin për në Megjugorje, një faltore romano-katolike romake në Bosnjën jugore, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviç.
Autoritetet thanë se po punohet për zbardhje e shkaqeve të aksidentit.