
POGRADEC – Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një 58-vjeçar me banim në Mëmëlisht, teksa ishte duke drejtuar një ciklomotor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Ai është dërguar drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë që dyshohet se si ishte duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.