
DURRËS – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku djali ka dhunuar nënën e tij.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin me inicialet K. Ç., 28-vjeç me banim në lagjen nr.7 në Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.