
BULQIZË – Kryebashkiaku Lefter Alla ka njoftuar një projekt madhor që pritet të realizohet në Bulqizë.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku ka publikuar pamjet nga rikonstruktimi i rrugës në hyrje të Qytetit të Vjetër, Alla jep më shumë detaje për përmbajtjen e projektit.
Ai do të përfshijë rinovimin e fasadave të pallateve në të gjitha lagjet e Bulqizës. Gjithashtu ky projekt përfshin parkun e madh mes dy qyteteve. Paralelisht me këto punime, kryebashkiaku njofton se punimet e tjera në qendër dhe zonat e tjera të Bulqizës po vazhdojnë.
Gjithashtu projekti i ndërtimit të tregut rajonal bujqësor dhe muzeu etnografik e ai i minierës, pritet t’i shtojnë më shumë vlerën qytetit.
Nëpërmjet investimeve të reja, Alla shkruan se syojmë të kthejnë Bulqizën në një qytet komplet të transformuar.
Postimi i plotë:
Rrugët në hyrje të Qytetit të Vjetër dhe tek ish pallatet e punëtorëve po i nënshtrohen një rehabilitimi total, për t’i dhënë qytetit një pamje krejt të re.
Bashkë me punët që po kryhen paralelisht
në qendër dhe zona të ndryshme të qytetit,
ndërtimin e tregut bujqësor rajonal,
muzeun e ri të etnografik dhe atë të minierës,
projektin tonë madhor për rinovimin e fasadave të pallateve në të gjitha lagjet,
parkun e madh në hapësirën midis dy qyteteve,
së shpejti synojmë të kemi një Bulqizë tërësisht të transformuar.