
VLORË – Edhe porti i Vlorës ka hasur vështirësi sot në punën e kalimit të pasagjerëve, dukr krijuar fluks dhe radhë të gjata.
Shkak dyshohet te jetë bërë sulmi kibernetik me të cilin janë duke u përballur sistemi doganor TIMS, siç njoftoi edhe më herët kryeministri Edi Rama. Kjo gjë ka bërë që puna në portin e Vlorës të ndërpritet, ndërkohë që fluksi i njerëzve që duan të hyjnë dhe dalin nga vendi ynë është i madh.
Lexo edhe: Shqipëria në shënjetër të një tjetër sulmi kibernetik, Rama zbulon agresorët: Sulmuan sistemin TIMS
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, ndërkohë që i njëjti problem është shafqur edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku kalimi i qytetarëve po bëhet manualisht.
Lexo edhe: Probleme me sistemin TIMS në Kpashticë, regjistrimi po bëhet manualisht
Shiko videon këtu: https://www.epovid.com/embed/31c645b1ef86d46ebca2 *Video: Albeu