
DIBËR – 16 kursantë që tashmë kanë përfunduar studimet në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, kanë filluar sot praktikë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Kursantët kanë nisur praktikën me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet rrumbullaku.
Ata janë pritur atje nga Drejtori i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu, zv/Drejtori i hetimit të Krimeve dhe grupi i punës nga Akademia e Sigurisë. Në fjalën e tij, Drejtori Ziu, u ka kërkuar kursantëve që të tregojnë seriozitet gjatë periudhës së trajnimit në terren.
Ai u ka uruar suksese, duke shprehur mbështetjen e tij që nuk do të mungojë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pritën 16 kursantë të cilët kanë përfunduar studimet në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.
Kursantët dhe Oficerët e Trajnimit në Terren, u pritën nga Drejtori Vendor i Policisë Dibër, Zv/Drejtori për Hetimin e Krimit, dhe grupi i punës nga Akademia e Sigurisë.
Drejtori Vendor i Policisë Drejtues Dhimitraq Ziu, gjatë fjalës së tij, ju ka kërkuar kursantëve seriozitet, disiplinë dhe angazhim maksimal gjatë periudhës së programit të trajnimit në terren. Në raport me komunitetin tregoni gjjthmone anën tuaj pozitive dhe humane.
Aftësitë tuaja profesionale dhe menaxheriale, integriteti dhe rezultatet e arritura gjatë trajnimit, do të ndikojnë në vlerësimin për tu çertifikuar ose jo si punonjës policie.
Ju uroj suksese dhe mbështetja nga ana ime nuk do tju mungojë, përpiquni të bëni më të mirën, – përfundoi fjalën e tij Drejtor Ziu.