
DURRËS – Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas asaj që transmeton ‘BalkanWeb’, zjarri është regjistruar në katin e pestë të një pallati në zonën e muzeut të Dëshmorëve.
Policia nuk ka sjellë një njoftim për këtë rast, ndërkohë që raportohet se flakët kanë rrezikuar edhe katin e katërt të banesës. Fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses.