
TIRANË – Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë deklaratën e tij për mediet pas mbledhjes së sotme të PD.
Në prononcimin e tij Alibeaj tha se është shumë e rëndësishme që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Sipas tij, qëllimi i takimit të sotëm ishte për të informuar grupin mbi takimin e mbajtur mes Gazmet Bardhit dhe Edi Palokës.
“Ky proces kërkon seriozitet. Ka pasur takim dhe bashkëbisedim që vetë Bardhi do u a thotë. Siç e thamë javën e kaluar që ishim të gatshëm në moment për të diskutuar. Ajo që bëmë sot ishte një konfirmim i kësaj që kemi thënë. Nevoja për të dalë me një kandidat për demokratët është synim dhe nevojë për ti dhënë fund regjimit të Ramës qoftë dhe në zgjedhjet lokale. Duam një kandidat të përbashkët fitues”, tha Alibeaj pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Më herët edhe deputetja Grida Duma dha një deklaratë për medietat, ku tha se i vlerëson shumë zgjedhjet primare nëse do të ketë një listë gjithëpërfshirëse.